QMK: Nuk ka rrezik nga vërshime në Maqedoninë e Veriut

17:51 | 12 Janar 2021
Arbresh.info

Shtabi kryesor për Menaxhim me Kriza në mbledhjen e 10-të vlerësoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka rrezik për vërshime më të mëdha.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga QMSH, përveç masave të ndërmarra për menaxhimin e gjendjes së krizës për shkak të COVID-19, është shqyrtuar edhe për gjendjen momentale me reshjet e shiut.

Sipas njoftimit, është theksuar se përmes masave të kooordinuara dhe subjekteve në Sistemin për Menaxhim me Kriza si dhe me përdorim të arsyeshëm të resurseve nacionale në do të sigurohet veprim gjithëpërfshirës në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Ata njoftojnë se përveç me Kryqin e Kuq, janë në koordinim të vazhdueshëm edhe me organizatat qytetare që sipas, drejtorit Sotjançe Angellov, është me qëllim që të zgjerohen fronti në luftën kundër pandemisë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme