Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi ka reaguar pas arrestimit që i’u bë asaj dhe 15 anëtarëve të tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe liderit të partisë Dardan Molliqaj.
Në një postim në “Facebook”, Kuçi ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë, shkruan Arbresh.info,
“Krimi i vetëm këtu është brutaliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor. Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dhunë e arrestime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.
Nga policia u arrestuan aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...