Google ADS

Interpoli shpall fletarrestim për tre persona për shkak të shpërthimit në Bejrut

17:13 | 12 Janar 2021
Arbresh.info

Agjencia ndërkombëtare e policisë Interpol ka shpallur fletarrestim të kuq për tre persona të lidhur me shpërthimin shkatërrues në kryeqytetin libanez, Bejrut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia libaneze e lajmeve NNA raportoi se është lëshuar fletarrestim për një shtetas portugez, një tregtar të nitrat amonit shpërthyes dhe pronarit dhe kapitenit të anijes MV Rhosus.

Theksohet se fletarrestimi është lëshuar me urdhër të gjykatësit Gassan El-Huri.

Dy shpërthime të fuqishme tronditën Portin e Bejrutit më 4 gusht të vitit të kaluar, pasi një zjarr shpërtheu në një depo në të cilën ishin ruajtur pa kushte 2.750 tonë nitrat amoni.

Të paktën 190 persona humbën jetën, rreth 6.000 u plagosën dhe rreth 300.000 mbetën të pastrehë.

Më 14 nëntor të vitit 2020, drejtësia libaneze lëshoi ​​një urdhër arresti për 28 persona të lidhur me shpërthimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme