Flamurtari bëhet me trajner të ri

15:44 | 12 Janar 2021
A. B.

Boshnjaku Nedzad Kuruzovic është emëruar trajner i ri i ekipit prishtinas, duke e zëvendësuar kështu të larguarin Jusuf Tortoshi.

Flamurtari është bërë me trajner të ri.

Nedzad Kuruzovic do t’i prijë shtabit teknik të ekipit prishtinas në pjesën e dytë të sezonit në Superligën e futbollit.

Trajneri 60 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina tashmë është zhvendosur në kryeqytet dhe është prezantuar para futbollistëve, njofton klubi prishtinas përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Kuruzovic i ka mbajtur edhe disa seanca stërvitore, derisa është njoftuar nga afër me lojtarët.

Ish-anëtari i stafit teknik të Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës do ta pasojë të larguarin Jusuf Tortoshi në postin e shefit të shtabit teknik te Kuqezinjtë.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit grek AEP Kozanis, të cilin e drejtoi për tri vjet.

Po aq kohë kaloi te skuadra zvicerane FC Schaffhausen, me ç’rast kreu disa funksione në shtabin teknik.

Kuruzovic ka drejtuar dhe ekipet e tjera zvicerane si FC Gossau, FC Aarau, dhe FC FC Wil 1900. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme