Numri i personave që janë duke iu nënshtruar trajtimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht janë 24.030.555 raste aktive me COVID-19.
Në 23.921.129 prej tyre simptomat e sëmundjes janë të lehta ndërsa 109.361 pacientë janë në rrezik për jetën.
Rritja e numrit të pacientëve në trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive janë SHBA-të (9.077.487), Franca (2.515.706), Britania e Madhe (1.629.591), Brazili (722.733), Belgjika (599.357), Italia (575.979), Rusia (559.969), Gjermania (329.022), Serbia (326.636) dhe Ukraina (292.043).
Ndërkaq, në Turqi me datën 11 janar numri i rasteve aktive ishte 105.044, prej të cilëve 2.783 në gjendje të rëndë.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap në të gjithë botën, duke infektuar mbi 91,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 954 mijë të vdekur.
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”