Google ADS

Akil Gjakova e mposht rusin, kalon në rrethin e tretë

12:33 | 12 Janar 2021
A. B.

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev.

Gjakova ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar.

Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut.

Kjo ia siguroi Gjakovës triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme