Ndalohet ekzekutimi i gruas së vetme të dënuar me vdekje në SHBA

12:10 | 12 Janar 2021
Arbresh.info

Vetëm disa orë para se të ekzekutohej, Lisa Montgomeryt i është ofruar ndalim i ekzekutimit.

Ajo është gruaja e vetme në rendin e ekzekutimit që pritej t’i jepej injeksioni vdekjeprurës, transmeton portali arbresh.info

Gjykatësi James Hanlon tha se seanca për përcaktimin e aftësisë do të duhet të mbahet fillimisht.

Avokatët e Montgomeryt kishin deklaruar se ajo ishte mendërisht e paaftë për t’u ekzekutuar, duke thënë se ajo kishte lindur me një dëmtim në tru.

Lisa Montgomery kishte mbytur një grua shtatzënë në Missouri para se të ta priste dhe rrëmbente foshnjën më 2004.

Montgomery, tani 52-vjeçe do të bëhej gruaja e parë që çohet drejt vdekjes në pothuajse 70 vjet në Terre Haute, Indiana./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme