“Frymëmarrja e duhur është e dobishme për shëndetin fizik dhe mendor”

12:01 | 12 Janar 2021
Arbresh.info

Profesoresha e Fakultetit të Studimeve Mjekësore në Universitetin Trakya në Turqi, Dr. Gülnur Öztürk theksoi se frymëmarrja e duhur është e dobishme për shëndetin në aspektin fizik dhe psikologjik, raporton Anadolu Agency (AA).

Dr. Öztürk në një konferencë të mbajtur online, tha se sistemi nervor simpatik dhe parasimpatik aktivizohet gjatë frymëmarrjes, ndërsa pulsi rritet gjatë thithjes dhe dobësohet dhe ngadalësohet gjatë nxjerrjes.

Ajo theksoi se sistemi parasimpatik ka një efekt të rëndësishëm në nervin vagus, duke shtuar se nervi vagus është shumë i rëndësishëm për të gjithë sistemin qendror nervor dhe trupin e njeriut në tërësi, duke pasur parasysh funksionin e tij.

Ajo sqaroi se ky nerv është vëzhguesi më i rëndësishëm i sistemit trupor dhe strukturës që transmeton në tru gjithçka që ndodh në trup.

Dr. Öztürk theksoi se sistemi parasimpatik aktivizohet dhe ka një efekt pozitiv në trup kur nxjerrja e frymës zgjat një kohë të gjatë, duke theksuar se frymëmarrja e duhur mund të ndryshojë patjetër jetën për mirë.

“Studimet kanë treguar se gjashtë frymëmarrje në minutë kanë efekte shumë pozitive në shëndet, si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik. Është shumë e rëndësishme që nxjerrja të zgjasë më shumë sesa marrja frymë dhe që fokusi kryesor i frymëmarrjes të zhvendoset nga barku në gjoks”, tha Öztürk.

Ajo theksoi se po ashtu është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje frymëmarrjes natyrale.

“Organi ynë i frymëmarrjes është hunda. Me rëndësi të veçantë dhe shëndetshëm është frymëmarrja përmes hundës, thithja dhe nxjerrja përmes hundës. Nëse dikush ka një problem me sinusët, ai duhet të marrë frymë thellë për ta kapërcyer atë”, tha ajo, duke shtuar:

“Pra, kontrolli i frymëmarrjes do të thotë të fitoni kontrollin e sistemit tonë nervor. Kontrolli i trurit arrihet me kontrollin e frymëmarrjes. Ritmi i trurit gjithashtu ndryshon kur ndryshon ritmi i frymëmarrjes”, tha Öztürk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme