Barcelona pritet që t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 janar, aty ku do të përcaktohet kreu i ri i klubit.
Por, për shkak të situatës me COVID-19 që po vazhdon të rëndohet në Spanjë, zgjedhjet mund edhe të suspendohen për një kohë të pacaktuar.
Në lidhje me këtë gjendje të rënduar, Joan Laporta ka thënë se do të ishte shumë e çuditshme që një gjë e tillë të ndodhë.
Ai ka prezantuar një listë me dhjetë mijë nënshkrime që mbështesin atë si president të Blaugranasve, më shumë se dyfishi që ka rivali i tij, Victor Font.
“Ne kishim shumë besim në punën që po bënte ekipi ynë i fushatës. Do të ishte shumë e çuditshme nëse zgjedhjet do të pezulloheshin”, ka thënë Laporta.
“Unë gjithmonë kam qenë optimist, kam parë një fushatë me një atmosferë shumë të mirë. Ky rezultat është spektakolar, mendoj se janë marrë masat e duhura për të mbrojtur zgjedhjet, nuk ka asnjë arsye objektive pse [ato do të anulohen]”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën