Martin Braithwaite ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona as pas përfundimit të sezonin të tanishëm.
Sulmuesi danez, i cili i ka shënuar pesë gola deri tani këtë sezon, e theksoi dëshiron për të vazhduar në fanellën e Barçës deri në një kohë të papërcaktuar.
“Nuk ka shanse të largohem në afatin kalimtar të dimrit apo në fund të sezonit”, tha Braithwaite për TV3.
“Edhe sezonin e ardhshëm do të vazhdoj të luftoj për gola”, shtoi ai.
Braithwaite, i cili ka luajtur titullar në 10 prej 19 ndeshje të Barcelonës deri tani këtë sezon, nuk dekurajohet nga fakti se trajneri Ronald Koeman po kërkon ta forcojë sulmin në janar.
“Më pëlqen që klubi po kërkon lojtarë të tjerë në treg. Kështu duhet të ndodhë në një klub si Barcelona, i cili synon t’i ketë lojtarët më të mirë në botë”, theksoi ai./Gazeta Express/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?