Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka njoftuar se vendi do të mbyllë kufijtë tokësorë deri me 15 shkurt.
Vendimi është marre me qëllim ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Presidenti Ramaphosa tha se pandemia në Afrikën e Jugut është aktualisht duke u rritur, me numrin e infeksioneve që tejkalon kulmin e përjetuar në valën e parë.
Ai tha se ka pasur gati 190,000 infeksione të raportuara që nga dita e Vitit të Ri, dhe aktualisht ka më shumë se 15,000 njerëz në spital me Covid-19, shkruan BBC.
Provinca e KëaZulu Natal ka parë më së shumti raste për kokë të popullsisë në javët e fundit, por Ramaphosa tha se numrat e infeksioneve në Gauteng po rriten në mënyrë eksponenciale dhe pritet të rriten më tej ndërsa udhëtarët të kthehen nga pushimet e tyre.
Gruaja e Presidentit francez morri koronavirusin gjatë Krishtlindjeve
Kufizimet që ishin vendosur deri në fund të dhjetorit pritet të shtyhen.
Ndalimi i shitjes së alkoolit mbetet në fuqi, plazhet dhe parqet në pikat e nxehta mbeten të mbyllura dhe mbledhjet shoqërore janë ende të ndaluara.
Presidenti Ramaphosa tha se programi i vaksinave që Afrika e Jugut ka në plan të ndërmarrë do të jetë projekti më ambicioz logjistik në historinë e vendit.
Ai tha se 20 milion doza të vaksinës ishin siguruar tashmë, për shpërndarjen në muajt e ardhshëm, dhe se negociatat janë duke vazhduar me një numër prodhuesish të ndryshëm./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin