Pas shumë vitesh të mbushura me thashetheme dhe spekulime, Sex and the City, zyrtarisht do të rikthehet! Një lajm të tillë e konfirmoi vetë Sarah Jessica Parker pak orë më parë përmes një postimi në Instagram. Në videon me pamje nga New York-u, dikush shkruante “And just like that”, ndërkohë që në sfond dëgjohej zëri aq i njohur i Carrie Bradshaw.
“And Just Like That” është titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm, por ju mund ta quani si të doni!
Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e tre aktoreve kryesore, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker. E vetmja që mungon është Kim Cattrall ose siç ju e njihni ndryshe, Samantha e famshme! Ka zëra që thonë se “And Just Like That” do të lançohet në HBO Max, në platformën ku do të shfaqet gjithashtu rikthimi i Gossip Girl.
Deri më tani nuk ka asnjë datë për premierën, por sipas Deadline, seritë e limituara do të fillojnë në pranverën e 2021-it./lapsi/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad