Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, po synon një mandat të dytë në krye të trupit botëror.
Duke iu adresuar gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, tha se 71-vjeçari Guterres informoi diplomatin turk, Volkan Bozkır, që shërben si president i Asamblesë së Përgjithshme, pasi ai e pyeti për këtë çështje.
“Sekretari i përgjithshëm sot i përcolli atij se ai është në dispozicion për të shërbyer një mandat të dytë si sekretar i përgjithshëm i OKB-së nëse ky do të ishte vullneti i vendeve anëtare”, tha Dujarric, duke shtuar se ai po ashtu i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë qëllim.
Guterres filloi mandatin e tij të parë 5-vjeçar në vitin 2017. Mandati i tij përfundon këtë vit./AA/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...