Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se përderisa ka qenë në krye të këtij dikasteri ka bërë investime në pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve më shumë se ndonjë ministër tjetër.
“Unë e them me përgjegjësi të plotë se përgjatë qeverisjes tonë kemi pasë prioritet pastrimin e rrjedhave të lumenjve dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve. Ky ka qenë investimi më i madhi që është bërë ndonjëherë në këtë aspekt. Në buxhetin tonë, ne kishim ndarë 16 milionë euro për rregullimin e lumenjve, por kjo u prish nga qeveritë pasuese”.
Matoshi ka kritikuar paraardhësit dhe pasardhësit e tij në këtë ministri duke thënë se nuk kanë punuar sa duhet për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vend.
“Ne i kemi rregulluar 15 shtretër të lumenjve dhe kemi intervenuar atje ku ka pasë nevojë dhe ku kanë kërkuar komunat. Ne investuam në Klinë, Deçan, Kamenicë, Gjilan dhe në vende tjera. Jam i bindur që investimet tona për rregullimin e shtretërve të lumenjve në këto pjesë janë shpaguar këtë herë, pasi besoj se atje nuk ka probleme të vërshimeve si në pjesë të tjera të Kosovës”.
“Por po e them me keqardhje se nuk e kemi gjetur në gjendje të mirë ministrinë në aspektin e rregullimit të shtretërve të lumenjve, kemi gjetur ndonjë projekt sa për sy e faqe. Gjithashtu në këtë aspekt nuk është punuar as edhe nga pasuesit tjerë”, ka thënë Matoshi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...