Qeveria gjermane kritikoi sot vendimin e Twitter-it për të ndaluar përgjithmonë presidentin amerikan Donald Trump.
Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Berlin, Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se platformat e mediave sociale mbajnë përgjegjësi të madhe për të luftuar lajmet e rreme, por ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes.
“Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por siç përcaktohet nga ligji dhe në kuadër të kufijve të përcaktuar nga ligjvënësit, jo sipas një vendimi të udhëheqësisë së platformave të mediave sociale”, tha Seibert.
“Nga kjo pikëpamje, kancelarja mendon se pezullimi i përhershëm i llogarisë së presidentit amerikan është problematik”, shtoi ai.
Twitter më 8 janar pezulloi llogarinë e presidentit amerikan, dy ditë pasi një turmë e mbështetësve të Trump-it sulmoi Kongresin amerikan, ku humbën jetën të paktën 5 persona.
“Pas rishikimit të hollësishëm të postimeve të fundit nga llogaria e Donald Trump-it dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, thuhet në një njoftim të Twitter-it.
Trump akuzohet për nxitje të dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit, e cila përfshin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, si dhe për ndalimin e punës së Kongresit për të konfirmuar fitoren e Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale./AA/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...