Google ADS

Hoti: Do të themelojmë një fond emergjent për përmbytjet

13:58 | 11 Janar 2021
V. S.

Në një paraqitje direkte nga Drenasi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, tha se do të themelohet një fond emergjent për t’i ndihmuar familjet që u preken nga përmbytjet e reshjeve të shiut.

“Do të themelojmë një fond emergjent për t’i dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet. Evakuimi i parë ka ndodh në rergjionin e Gjakovës, në Fushë-Kosovë, në Klinë, etj Kemi ndihmuar edhe repartin e Pulmologjisë në QKUK, qendrën e Forenzikës dhe një ekip është për vlerësim të situatës në regjionin e Vushtrrisë”, tha ai ndër të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme