Një kontigjent i ri i Ushtrisë Kombëtare Moldave është vendosur sot në operacionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Kontingjenti i katërmbëdhjetë i Ushtrisë Kombëtare përbëhet nga 40 ushtarë profesionistë, përfshirë shtatë inxhinierë dhe një togë prej 33 këmbësorësh, të cilët do të kryejnë misione sigurie dhe do të ruajnë objektivat ushtarake dhe patrulluese, shkruan Arbresh.info.
Në ceremoninë zyrtare mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Moldavisë, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Maia Sandu.
“Unë kam besim se aftësitë dhe njohuritë tuaja do t’ju ndihmojnë të ndërveproni në mënyrë efektive me ushtrinë e shteteve të tjera dhe të vendosni marrëdhënie konstruktive me popullatën lokale, duke kontribuar kështu në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Zotërinj, ju uroj suksese të vazhdueshme në misionin fisnik të shërbimit të vendit nën tri ngjyra dhe jashtë vendit ”, ka thënë presidenti Sandu.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...