Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kosovë. Uji ka hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe prishjes së rrjetit të kanalizimit, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.
Qerkezi ka deklaruar për mediat lokale se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë, ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj.
“Mbrëmë prej orës 8 ka fillu kthimi i kanalizimit deri sot në mëngjes, tash ka nisë pak me u largu, edhe para dy ditëve tjera ishte shi I madh. Mbrëmë jam frikësu se do të hyjë edhe në katin e parë. Janë mjetet e djemve që i kam ruajtë në podrum. Mjetet e fëmijëve që kanë punuar në qebaptore janë dëmtuar”, ka deklaruar Qerkezi.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndihmë nga askush.
“Nuk kam pasur ndihmë, para dy ditëve e kam marrë një punëtore qe vetë e paguaj. Kisha kërku ndihmë që kur të largohet uji me ardhë dikush me e pastru këtë vend, me i shiku këto çka janë dëmtu, duhet me i gjuajt po s’kemi çka me bë tash”, ka thënë Qerkezi.
Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës.
Si pasojë, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë mbushur me ujë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...