Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), rikërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës dhe orës policore për qytetarët, duke pasur parasysh se të njëjtat kufizime nuk janë duke u respektuar nga vetë ata të cilët i formuluan.
OAK në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara, shkruan Arbresh.info.
Shqetësimi ynë bëhet edhe më i thellë kur dihet se sipas vendimit të fundit të miratuar nga Qeveria lidhur me kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia, ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave.
Kërkesa e plotë:
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), rikërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës dhe orës policore për qytetarët, duke pasur parasysh se të njëjtat kufizime nuk janë duke u respektuar nga vetë ata të cilët i formuluan.
OAK në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara.
Shqetësimi ynë bëhet edhe më i thellë kur dihet se sipas vendimit të fundit të miratuar nga Qeveria lidhur me kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia, ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave. Ky kufizim duhet të largohet meqë nuk po përfillet nga vetë ana e institucioneve të vendit dhe partive politike, duke mos respektuar këto rregulla dhe duke organizuar dhe marrë pjesë në tubime të ndryshme, ku ka grumbullime masive, të cilat shihen nëpërmjet fotove të publikuara dhe raportimeve nga mediat.
Poashtu kërkojmë që të lejohet puna e sektorit të Gastronomisë, për shkak të pamundësisë së shtetit për t’i përkrahur sektorët e mbyllur, ku në çdo vend tjetër, çdo vendim për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë shoqërohet me përkrahje financiare, gjë e cila tek ne është shumë e mangët.
Gjendja e rëndë si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahjes së mjaftueshme të bizneseve dhe të punësuarve të sektorit privat, është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që të hiqen këto kufizime të orarit dhe të lejohet puna e sektorit të gastronomisë.
Gjatë kësaj periudhe, për shkak të këtyre masave janë shqiptuar edhe gjoba ndaj bizneseve, andaj kërkojmë që të gjitha gjobat e vendosura deri më tani të largohen, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhemi.
OAK rikërkon, heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat e pranuara nga ato.
Oda e Afarizmit i reagon Qeverisë: Të hiqen kufizimet anti-Covid19 pasi as vetë ju s’po i respektoni
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...