Në disa fshatra të Rahovecit janë evakuuar disa familje shkak që reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë kanë vërshuat shtëpitë e tyre.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi derisa ka bërë të ditur për evakuimin e familjeve ka kërkuar që të bëhet durim dhe se gjithë këtë situatë janë se bashku, shkruan Arbresh.info.
“Ju lusim për durim, pa panikë jemi bashkë. Në këto orë të vona, tashmë kur situata nuk është edhe aq e mirë për shkak të problemeve që po na sjellin reshjet, e sidomos në Sapniq, Fortesë, Ratkoc etj…, më lejoni t’ju informoj se jemi duke bërë çdo gjë të mundshme për t’ju dalë në ndihmë. Dy familje janë evakuuar sonte nga fshati Sapniq, poashtu edhe dy familje nga fshati Fortesë, disa familje edhe nga fshati Pataqan i Poshtëm, e tëra kjo pasi shtëpitë e tyre janë vërshuar si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut”, ka shkruar Latifi orë më parë.
Ndërkohë ai ka treguar se gjatë natë ekipet komunale kanë qenë në terren për të intervenuar në terrenet e vërshuar.
“Ndryshe, ekipet komunale të gjitha niveleve janë në terren të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm. Ju lutem pa panikë, reshjet pritet të pushojnë në orët e hershme të mëngjesit, deri atëherë kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj që bashkë ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Latifi.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...