Ylli i Juventusit ia bën një lutje të madhe Ibrahimovicit: Eja, Ibra!

07:36 | 11 Janar 2021
A Z

 Ylli i Juventusit, Dejan Kulusevski, i ka bërë thirrje Zlatan Ibrahimovicit të pranojë të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë për Kampionatin Evropian 2020, i cili mbahet këtë verë.

Ibrahimovic është duke kaluar nëpër formë mahnitëse për Milanin këtë vit dhe atij i është bërë thirrje të paraqitet në Euro 2020 në verë, transmeton Gazeta Express.

Kulusevski, i cili do të debutoi në kampionat evropian për Suedinë, dëshiron ta bëjë këtë përkrah 39-vjeçarit.

I pyetur për raportin që e ka me Ibrën, Kulusevski zbuloi se bisedon me të shpesh.

Të ngjashme