Gjatë javës që lamë pas u vu re një rritje e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 çdo 24 orë, por edhe rasteve që u shtruan në spitalet Covid, të pakten referuar asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë.
Por sipas ekspertëve, kjo rritje e lehtë pritej për shkak edhe të festimeve të fundvitit, pasi nuk munguan grumbullimet nëpër restorante .
Studimi më i fundit i publikuar nga Akademia e Shkencave ku u tha se 50% e qytetarëve të Tiranës e kanë kaluar Covid-19 ndikon negativisht në vijimësinë për të respektuar masat mbrojtëse.
Dr. Skender Brataj thotë se pa hedhur poshtë punën e bërë në këtë studim, rezultati mbetet për t’u parë dhe se duhet bërë kujdes kur i jepet ky mesazh qytetarëve.
Në ditët në vijim parashikohet një tjetër rritje e përhapjes së infeksionit, pasi në javën që nis fillon edhe mësimi për sistemin parauniversitar./tch/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...