Shefja e Shërbimit të Urgjencës në Londër, Tracy Nichols, ka paralajmëruar se pacientët ën Londër presin deri në nëntë orë për të hyrë nëpër spitale.
Sipas saj pritjet kanë arritur në një nivel që nuk është parë më parë në Londër, pasi ambulancat janë nën presion të madh për shkak të shtrimeve të shumta në spitale të pacientëve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info
Epidemia e koronavirusit ka vënë në ‘buzë të greminës’ sistemin shëndetësor edhe në Britani e Madhe, e cila po vuan nga numri në rritje i pacientëve me koronavirus.
London Independent shkroi se qindra njerëz në të gjithë kryeqytetin prisnin me orë të tëra çdo ditë për ambulancat.
Pacientët që thërrasin një ambulancë klasifikohen në kategorinë dy, njerëz të dyshuar për një goditje në tru ose dhimbje gjoksi, dhe ata duhet të marrin ndihmën mjekësore mesatarisht për 18 minuta, por në disa raste janë të detyruar të presin deri në 10 orë./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?