Google ADS

Haradinaj: Largohem nga politika pas postit të Presidentit

23:57 | 10 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ramush Haradinaj është pjesë e politikës kosovare që pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj ka qenë në postet më të rëndësishme të vendit, por si duke tani i ka mbetur edhe një post pa e provuar edhe për t’u larguar përfundimisht nga politika.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se nuk do të këtë më aktivitet politik.

“Vetvetiu më nuk do të ushtroj funksione të partisë. Presidenti është institucion i vendit edhe ai ka përgjegjësi edhe e ka punën e vet, por nuk do të udhëheq më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. S’ka aktivitet tjetër, vetëm aktivitet institucion. Nuk do të bëjë asgjë politike”, ka thënë lideri i AAK-së./syri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme