Google ADS

Cilësohet si i turpshëm simulimi i Lukakut në derbin ndaj Romës

17:26 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Romelu Lukaku është turpëruar së fundmi në tentimin për të simuluar në derbin ndaj Romës në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Sulmuesi belg është i njohur për lojën e fuqishme që bënë fal fizikut të tij, mirëpo duket se simulimi nuk i shkon fare.

Derbi mes Interit dhe Romës përfundoi 2-2, e që Lukaku rrëmbeu spektaklin me atë simulim.

Derisa po tentonte të kalonte nga ana e djathtë, sulmuesi belg u rrëzua në tokë duke simuluar, por nuk i doli ashtu.

Gjyqtari ishte afër dhe e pa tentimin e Lukakut për të marrë një goditje dënimi dhe lejoi që loja të vazhdonte.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme