Hoti banorëve të Dragashit: Ne jemi me ju, krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë

14:15 | 10 Janar 2021
L G

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për postin e të parit të qeverisë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka vizituar Dragashin.

Ai, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK është shtëpi e madhe.

Hoti, ka thënë se partia e tij, ka pasur dhe do të ketë prioritet bujqësinë./arbresh.info/

Postimi i plotë

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!
LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.
Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.
Zoti e bekoftë Dragashin!
Zoti e bekoftë LDK-në!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme