Futbollisti i Arseanlit pëson dëmtim të rëndë dhe shpërthen në lot

10:30 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Talentin brazilian të Arsenalit, Gabriel Martineli e ka ndjekur fati i keq, teka ditën e djeshme ka pasuar një dëmtim të rëndë, gjatë nxehjes para ndeshjes në Kupë.Teksa po kryente nxehjen me shokët e skuadrës, Martineli pëson një ndrydhje të këmbës së djathtë.

Prania e tij në ndeshje ishte e pamundur, pasi dëmtimi dukej i rëndë. Dhimbjet te 19-vjeçari ishin të mëdha, aq sa ai e kishte ta pamundur t’i mbante lotët. Ditën e sotme do të zhvillohen ekzaminime mjekësore të reja, për të parë shkallën e dëmtimit të lojtarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme