Mjeku personal i Papa Franceskut, Fabrizio Soccorsi ka humbur jetën për shkak të Covid-19 në moshën 78-vjeçare.
Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën.
Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në 2015-ën.
Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën.
Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë.
Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme./kohajone/
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...