Me 3 shkurt të vitit të kaluar në seancën për formimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës, ishte votuar Qeveria në krye me Albin Kurtin e cila u votua nga 86 vota pro dhe 10 abstenime.
Me gjithë telashet sa kishin për formimin e qeverisë, erdhën në një pikë kur duhej që shteti të ketë “zotë të shtëpisë”, shkruan arbresh.info.
Në qeverinë Kurti ishin betuar 15 ministra bashkë me 33 zëvendësministrat.
Ndërkaq, nga mospajtimet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ishin në koalicion, erdhën në një pikë ku e themeluan mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, e këtë e nisi vetë Lidhja Demokratike e Kosovës
Prandaj, LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili në qeverinë Hoti, prap iu kthye këtij dikasteri.
E, si duket nuk ishte vetë Veliu problem i VV-së, por ishte edhe rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, dhe ishte një nga arsyet për mocionin.
VV-ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK’ja me 24.5 për qind.
Pra, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës të 25 marsit të vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.
Pas një qeverie, vjen tjetra por jolegjitime
Rrëzimi i qeverive në Kosovë nga mospajtimet e ndryshme po mbetet problem kyç për këto 2 vite.
Pas këtyre zhvillimeve dhe konsultimeve me partitë politike, më 30 prill, ish-Presidenti Hashim Thaçi e mandatoi zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re, shkruan arbresh.info.
Po në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kreut të shtetit për dekretimin e Hotit për pozitën e të parit të ekzekutivit.
Kushtetuesja më 28 maj vendosi që t’i japë të drejtë presidentit Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.
Kushtetuesja vlerësoi se presidenti kishte vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti.
Në vendim u tha se “dështimi i marrjes së votave të nevojshme në Kuvend apo refuzimi i këtij mandati, kalon të drejtën e formimit të Qeverisë te një parti politike ose koalicion që mund të ketë shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë”.
E, kështu, një shumicë e thjeshtë nga 120 deputetë e Kuvendit të Kosovës votuan pro koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.
Koalicioni i ri qeverisës po ashtu përfshiu Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën, Listën Serbe dhe partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat kombëtare.
Ndërkaq, nga këto vota, Avdullah Hoti është kryeministri i ri i Kosovës, pasi koalicioni i tij qeverisës siguroi mbështetjen e Kuvendit për një votë të vetme.
Papërgjegjësia shtetërore sjell Kosovën në kaos politik
Lidhur me kaosin politik në vend, se kush duhet të jap përgjegjësi për këtë jo-rehati institucionale, ka folur edhe avokati Musa A.Damati.
Në një prononcim për arbresh.info, ka thënë se çdo kaos politik i nënshtrohet dispozitave të rendit juridik dhe kushtetues.
“Shoqëria dhe jeta publike funksionon në bazë të normave të caktuara të sjelljes dhe hierarkisë së plotë juridike dhe çdo kaos politik i nënshtrohet dispozitave të rendit juridik dhe kushtetues”, ka thënë avokati Damati.
Ai gjithashtu ka theksuar se për këto dështime kanë përgjegjësi mekanizmat kompetente shtetërore.
“Në rastin konkret për dështimet eventuale në sektorin publik përgjegjësi kanë mekanizmat kompetente shtetërore të cilat kanë mandat për garantimi të jetës publike ne vend”, ka theksuar ai.
Ndërsa, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari, për arbresh.info, ka thënë se në këto raste të kaosit politik në vend nuk ka përgjegjësi penale.
“Nuk ka përgjegjësi penale në këto raste. Gjykata Supreme ka pas aktgjykim që ua ka pamundësuar Komisioni Qendror Zgjedhor të merr masa”, ka thënë Miftaraj.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës (u.d.) së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, mori vendim që me datën 14 shkurt në Kosovë të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Në këtë mënyrë u.d. Osmani shpërndau edhe parlamentin, përkatësisht legjislaturën e shtatë të Kosovës./E.Ballazhi/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...