Stuhia e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të muajit Janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme.
Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.
Sipas autoriteteve në Madrid është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit. Mbrëmjen e kaluar ushtria doli në terren, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?