Reshjet e borës kanë mbuluar Bosnjen të premten ndërsa qindra emigrantë janë të bllokuar atje, në pritje të një strehimi, pasi kampi i tyre u dogj më shumë se dy javë më parë. Një fotograf i AFP tha se temperaturat ishin të acarta dhe bora kishte mbuluar gjithë zonën ku kampi i lipës ndodhej dikur.
Më shumë se 1300 emigrantë, pjesa më e madhe nga Pakistani dhe Afganistani, qëndronin në kampin afër kufirit me Kroacinë, anëtare të BE dhe që u dogj më 23 dhjetor pasi organizata e OKB për emigracionin, IOM u tërhoq që andej. Qindra emigrantë kanë kaluar natën në një pyll të afërt, ndërsa presin strehimin në rreth 20 tenda që janë ngritur nga ushtria boshnjake.
“Nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike dhe as dushe. Ka rënë borë dhe shi ndërsa njerëzit nuk kanë ilaçe. Ky është një problem i madh. Gjithcka që kemi janë vetëm pak ushqime”.
Tendat me ngrohje, që mund të mbajnë rreth 900 persona, do të jenë gati për përdorim në ditët e ardhshme, tha kryebashkiaku lokal Suhret Fazlic. Një zyrtar i kryqit të kuq tha se vullnetarët kishin shpërndarë ushqime për emigrantët. Policia e Bosnjes ndërkohë thotë se beson se zjarri u ndez nga disa emigrantë në shenjë proteste ndaj kushteve atje dhe tërheqjes së IOM, që e menaxhonte më parë kampin.
IOM u tërhoq pasi besonte se kampi me tenda, ku nuk kishte ujë të pijshëm, nuk ishte i përshtatshëm për dimrin. Ajo donte që autoritetet të rihapnin një qendër pritjeje në një fabrikë të braktisur që ishte mbyllur në tetor, pas presioneve nga banorët lokalë./lapsi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?