Policia në Londër po kërkon një burrë që i dha një gruaje 92-vjeçare një vaksinë të rrejshme kundër koronavirusit.
Ai në mënyrë të rreme u prezantua si punëtor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik dhe e detyroi atë të paguante rreth 160 funta, transmeton portal arbresh.info
The Guardian raporton se policia është vënë në kërkim të burrit që i dha gruan vaksinë të rrejshme dhe e detyroi të paguante, duke shtuar se ai mund të rrezikojë jetën e shumë qytetarëve.
Gruaja e la të dyshuarin në shtëpinë e saj në jug-perëndim të Londrës më 30 dhjetor, pasi ai iu prezantua asaj si një punëtor shëndetësor dhe e takoi me qëllim që ta vaksinonte.
Policia e Londrës deklaroi se nuk dihet nëse dhe cilën substancë gruaja ka marrë, por gjithashtu se gruaja e moshuar nuk ka treguar shenja të sëmundjes pas ekzaminimit në spitalin lokal.
Në fillim të javës, i dyshuari erdhi përsëri tek gruaja dhe i kërkoi 100 paund të tjera, kur edhe ai u fotografua nga kamerat e sigurisë.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit theksoi se vaksinat nuk do t’u ngarkohen kurrë qytetarëve dhe se kur kontaktoni me ta për vaksinim, ata nuk do të kërkojnë detaje rreth llogarive bankare dhe kartave.
Britania e Madhe është duke kaluar me vështirësi valën e dytë të pandemisë, sidomos tani pasi në vend po qarkullon edhe lloji i ri i koronavirusit që është më ngjitës se ai i pari./arbresh.info/
https://twitter.com/CityPolice/status/1347491718623604736?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1347491718623604736%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D01dd%3D09nav_category%3D78nav_id%3D1793120
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën