Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, Stefani mori pjesë në pritjen, që organizohet rregullisht me rastin e festave të Krishtlindjes dhe kremtimit të emrit të tij – festa e Shën Martirit të parë Shën Stefani.
Në pritjen e Krishtlindjes, kumtuan nga kabineti i Xhaferit, mori pjesë kreu shtetëror, respektivisht Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Pritja u zhvillua me respektimin e rreptë të protokolleve për mbrojtje nga KOVID-19 dhe për këtë arsye ishte pa prezencën e mediumeve. Në pritje, Xhaferi, si edhe të ftuarit e tjerë, bashkë me urimet e drejtuara për shëndetin personal të z.z. Stefanit dhe kryerjes edhe gjatë të detyrës së shenjtë të Kreut të bashkësisë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bashkë uruan që në vitin e ri 2021, të ketë shëndet më të mirë për qytetarët, përparim personal dhe kolektiv, paqe, mirëqenie dhe tejkalim të suksesshëm të pengesave që shfaqen në rrugën e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesë.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”