Ole Gunnar Solskjaer ka vetëm fjalë të mira për blerjen e re, Amad Diallo.
“Djajtë e Kuq: e transferuan atë nga Atalanta për 37 milionë euro.
Solskjaer beson se Manchester United ka marë një lojtar të ri me të ardhme të ndritur.
“Ai është një djalë i ri që ne e kemi përcjell për disa vjet. Ne e kemi parë atë duke luajtur me të rinjtë në UEFA. Ai ka aftësi të veçanta natyrisht”, tha Solskjaer për manutd.com
“Ai e lexon lojën vërtet mirë dhe për një djalë të ri ai duket shumë i pjekur në vendimmarrjen. Një djalë që ne jemi të ngazëllyer për ta zhvilluar më tej”.
“Sigurisht që ne e dimë se ai është një djalë i ri që do të mësojë profesionin e tij dhe do të vijë në një vend të ri dhe stil të ri të futbollit, kështu që ne duhet të jemi të durueshëm me të”.
“Unë mendoj se ai është rehat në shumë pozicione. Krahu i djathtë është ndoshta pozicioni që ai ka luajtur më shumë, me këmbën e tij të majtë që hyn brenda”.
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...