WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të koduara që shet veten si një shërbim i përqendruar në privatësi po ndryshon kushtet e tij të shërbimit dhe po i detyron përdoruesit të ndajnë të dhëna personale me Facebook, kompania e tij mëmë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të mërkurën, Whatsapp në një njoftim tha se përdoruesit e saj duhet të bien dakord të lejojnë Facebook dhe “filialet” e tij të mbledhin të dhëna të WhatsApp duke përfshirë numrat e telefonit të përdoruesve, numrat e telefonit të kontakteve, vendndodhjet dhe më shumë.
Deri më 8 shkurt, nëse përdoruesit nuk bien dakord, ata do të humbasin qasjen.
Dhe kjo lëvizje, siç thuhet më tej, nxiti përdoruesit të kalojnë në aplikacione më të vogla të këtij lloji si Signal dhe Telegram dhe të fshijnë llogaritë e tyre në WhatsApp.
Madje, një reagim rreth kësaj ka ardhur edhe nga shefi i Tesla Inc. dhe i SpaceX, Elon Musk, i cili ka rekomanduar përdoruesit të ndërrojnë shërbimet, duke kërkuar që të ‘përdorin Signal’.
Si rezultat, pas postimit të Musk në Twitter, aplikacioni Signal u përfshi nga kërkesa të përdoruesve të rinj dhe “përmbytja e regjistrimeve” vonuan dërgimin e kodeve të verifikimit që nevojiten për të aktivizuar llogaritë e reja të përdoruesve.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...