Lojtarët e Aston Villës mbrëmë i sollën prindërit në stadium, shumë prej tyre nuk kanë patentë shofer

12:40 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Skuadra e Aston Villës u detyrua mbrëmë kundër Liverpoolit në “FA Cup” që të luaj me grupmoshat u23 për shkak se 9 lojtarë dhe 5 anëtarë të stafit janë prekur nga koronavirusi.

Mosha mesatare e formacionit startues të Aston Villës ishte 18 vjet e 294 ditë. Ata u mposhtën me rezultat 4:1, transmeton Indeksonline.

Para ndeshjes, presidenti i klubit të Aston Villës, Christian Purslow u shprehë se shumica e lojtarëve janë shumë të rinj e nuk kanë patentë shofer.

“Shumica nga ta janë shumë të rinj, prindërit e tyre duhet t’i sjellin sonte në stadium”, tha ai.

Përveç Aston Villës, edhe shumë skuadra tjera janë prekur nga koronavirusi në fillim të këtij viti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme