Si pasojë e një orteku në një qendër të skive në qytetin Norilsk të Rusisë, kanë humbur jetën tre persona, përfshirë një fëmijë.
Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë njoftoi se orteku goditi qendrën e skive Gora Otdelnaya në qytetin Norilsk.
Nën ortek kanë mbetur gjashtë ndërtesa të qendrës së skive, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e shpëtimit.
Gjatë punimeve të kërkimit në zonën e goditur nga orteku u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Ndërkohë, në spital është dërguar në gjendje të rëndë edhe një fëmijë 14-vjeçar.
Në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim dhe njoftohet se do të kontrollohet nëse qendra e skive ka ofruar ose jo shërbim të sigurtë./AA/
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...