Google ADS

Liridon Fetahaj largohet nga Ballkani, ja çfarë i uron skuadrës

11:56 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Liridon Fetahaj ka njoftuar se edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me skuadrën e Ballkanit.

Futbollisti prizrenas ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e Ballkanit për pjesën e mbetur të edicionit.

Ai ka falënderuar kryesinë e klubit për korrektësinë e treguar deri më tani.

Është përfolur shumë se ai mund ta vazhdojë karrierën te Liria e Prizrenit.

Njoftimi i plotë i Fetahajt në “Facebook”:

“Përshendetje

Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jemë pjesë e Fc Ballkanit.

Falenderoj Presidentin e Fc Ballkanit z.Arsim Kabashin dhe z.Bali Kabashin për korrektsin e tyre, poashtu falenderoj gjithë stafin Menaxhues të

Klubit,Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat, falenderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre

Për fund urojë që Fc Ballkani të dalë në gara europiane këtë vitë sepse e meritojn”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme