Rovena Stefa tregon se po planifikon dasmë me shumë të ftuar

11:05 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Rovena ka dhënë deklaratën e papritur.

Rovena Stefa tash e sa vite preferon që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Por, së fundi ajo ishte e ftuar tek Rudina, ku zbuloi se ajo është në një lidhje dashurie dhe se planifikon dasmë.

Madje, këngëtarja tha se pandemia bëri që dasma e saj të anulohet, por nuk do të thotë se nuk ka plane për të ardhmen.

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Rovena Stefa është shumë aktive edhe me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë në publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme