72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikanëve të preferuar – siç ka qenë kaq shpesh në periudhën e saj të gjatë në post.
Por kjo do të ndryshojë. Merkeli nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme federale në vjeshtë 2021 dhe – sipas të gjitha gjasave – do të zhduket nga renditja e politikanëve kryesorë aktivë.
Instituti i studimit të opinionit “Infratest Dimap” pyeti për këtë shkak në “Tendenca e Gjermanisë”, të parin në vitin e ri, se si ndihen gjermanët kur mendojnë për këtë kohë, e cila nuk është më e largët. Te qytetarët gjermanë mbizotëron keqardhja: 51 përqind e shohin tërheqjen e Merkelit si kritike për Gjermaninë, 44 përqind e vlerësojnë pozitivisht.
Pyetja se kush do ta pasojë atë është debatuar prej kohësh në Gjermani. Tani vendimi nuk është shumë larg. Në pak ditë (15/16 janar) delegatët do të zgjedhin një kryetar të ri në një kongres digjital të partisë. Për këtë post ka tre kandidatë: Norbert Röttgen, Friedrich Merz dhe Armin Laschet. Kush ka shanse më të mira?
Friedrich Merz vazhdon të kryesojë
Sipas “Tendencës së Gjermanisë”, Friedrich Merz vazhdon të kryesojë, si tek të gjithë të anketuarit, ashtu edhe midis mbështetësve të CDU-së dhe të CSU-së, partisë simotër bavareze. Por pasi Merzi kishte në nëntor ende mbështetje të qartë në gjykimin e anëtarëve të CDU-së, aktualisht atë e mbështesin vetëm 29 përqind. Një e katërta preferon Laschetin dhe po e një e katërta Röttgenin. Mbi të gjitha, Röttgeni, ministri i Mjedisit, të cilin dikur Merkeli e shkarkoi, ka avancuar.
Sidoqoftë, se si është atmosfera aktuale midis delegatëve të kongresit të partisë nuk mund të parashikohet. Sipas vëzhguesve, ka të ngjarë të ketë një garë të ngushtë.
Por ende nuk është vendosur kush do të jetë kandidati për kancelar. CDU aktualisht është partia më e fortë dhe me siguri kancelari do të vijë nga kjo parti. Kjo nëse nuk do të kishte një kandidat të katërt premtues: Markus Söderin. Kryetari i partisë CSU dhe kryeministri i landit federal të Bavarisë ndërtoi gjatë pandemisë së Coronas “imazhin e njeriut të veprave”. Për muaj me radhë ai ka qenë kandidati i preferuar për kancelar – veçanërisht midis mbështetësve të CDU-së dhe CSU-së. Por Söder ende nuk ka shprehur gatishmërinë që të kandidojë. Një vendim për këtë mund të merret në pranverë.
Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes
Sidoqoftë, pandemia mbetet tema kryesore në Gjermani. Vendimi aktual i qeverisë federale dhe të landeve për ta zgjatur mbylljen deri në fund të janarit u mor në mes të periudhës së sondazhit telefonik për “Tendencën e Gjermanisë”. Sidoqoftë, meqenëse pritej një zgjatje e mbylljes. Prandaj, gjysma ishte në favor të ruajtjes së masave ekzistuese në çdo rast. Pothuajse një e treta favorizoi masa më të rrepta të Coronas. Vetëm një në gjashtë vetë ishte në favor të lehtësimit të mbylljes.
Zbritje pikësh për Ministrin e Shëndetësisë
Sondazhet e opinionit trajtojnë gjithashtu një temë të re: Ndërkohë, kanë filluar edhe në Gjermani vaksinimet kundër Covid-19. Sidoqoftë, dozat e vaksinës janë ende të pakta. Ditët e fundit është shkruar dhe folur shumë në mediat gjermane se kush mund të jetë fajtor.
Në veçanti Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn iu desh të dëgjojë shumë kritika. Kjo pasqyrohet gjithashtu në “Tendencën e Gjermanisë”: Spahn ra nga vendi i dytë në vendin e tretë në renditjen e politikanëve dhe humbi tetë pikë. Gjysma mendojnë se ritmet e vaksinimit janë shumë të ngadalta. Por: një shumicë e madhe (70 përqind) vlerësojnë përfundimisht rrugën e ndjekur nga BE si “të saktë”.
Gatishmëria për t’u vaksinuar është rritur
Ndërkohë, gatishmëria për t’u vaksinuar është rritur. 54 përqind duan të vaksinohen me çdo kusht – shumë më tepër se nëntorin e kaluar. Përveç kësaj, për 21 përqind një vaksinim është “i mundur”. Të marra së bashku, kjo do të ishte e mjaftueshme për të krijuar të ashtuquajturin imunitet të tufës, i cili për Covid-19 është midis 60 dhe 70 përqind. Kjo do të frenonte pandeminë.
Por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë deri atëherë. Në përgjithësi, gjysma shpresojnë për një kthim në normalitet, më e vonta në fund të vitit, gjysma tjetër janë më pak optimistë./DW
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...