Google ADS

Mbyllet beteja ligjore e Nicki Minaj dhe Tracy Chapman për vjedhje të këngës

10:09 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Nicki Minaj dhe Tracy Chapman janë gati të vendosin prapa krahëve betejën ligjore.

Sipas dokumenteve të dorëzuara me 7 janar në Gjykatën e Kalifornisë, sipas E! News, kompozitorja 56-vjeçare ka pranuar ofertën e reperes 38-vjeçare në çështjen e tyre për shkelje të së drejtës së autorit, transmeton portali arbresh.info

Me 17 dhjetor, Minaj ofroi t’i paguajë Chapman 450 mijë dollarë dhe artistja e “Fast Car” e pranoi marrëveshjen më 30 dhjetor.

Si rezultat, ato nuk do të drejtohen më në gjyqin që kishin planifikuar për në fund të këtij viti.

Chapman paditi Nickin për këngën “Sorry” që ishte kopje e këngës “Baby Can I Hold You” për dëme dhe ndalim përdorimit të kësaj kënge./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme