Zjarr në spital, humbin jetën 10 foshnja të porsalindura

09:38 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Dhjetë foshnja të porsalindura kanë humbur jetën nga zjarri në një spital në Indi.

Shtatë të vegjël janë shpëtuar nga flakët para se zjarrfikësit të arrinin në spitalin e qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharashtra, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri i Indisë Narendra Modi e ka përshkruar incidentin si një tragjedi pikëlluese.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe hetimet janë duke u zhvilluar.

Zjarri nisi rreth orës 02:00 sipas kohës lokale, bëjnë të ditur zyrtarët e spitalit.

Përpjekjet për shpëtim pengoheshin nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit, raportojnë mediat lokale.

Një infermiere në detyrë thotë se alarmoi autoritetet pasi pa tymin duke dalë nga Njësiti i Kujdesit për të Porsalindurit.

“Autoritetet e spitalit kanë shpëtuar shtatë foshnje, por 10 kanë vdekur në një incident të pafat,” u tha gazetarëve kirurgu civil i rrethit Pramod Khandate.

Në një postim në Twitter, Modi tha se mendimet e tij ishin me familjet e pikëlluara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme