A e keni ditur pse pëllumbave iu vendosin unaza në këmbë?

09:51 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Nganjëherë mendojmë për gjëra të ndryshme që çdo ditë i hasim por, ndodhë që nuk gjejmë përgjigje në pyetjen e famshme “Pse”.

E shpesh-herë kur i pyesim të tjerët ata përgjigjën, “kështu ka mbet” ose “ashtu thonë”.

Simbolikën e paqes që e bartë pëllumbi i bardhë e dini më siguri, por a e dini pse shumica e pëllumbave, kuptohet ata që janë nën përkujdesjen e dikujt në këmbë kanë unazë me disa mbishkrime.

E vetmja arsye pse këta pëllumba bartin unazë në këmbë është që t’u kthehen pronarëve të tyre nëse ata humbin.

Ju mund të pyesni si?

Përgjigja është se në këto unaza zakonisht shkruhet numri i telefonit të pronarit të pëllumbit, se në rast që humbë dhe e gjen dikush të i lajmërohet pronarit. Ata të cilët posedojnë pëllumba sigurisht që një gjë të tillë e dinë, mirëpo ka edhe prej atyre që këtë e kanë vërejtur vetëm në filma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme