Shkencëtari kroat nga Instituti Goethe në Frankfurt, Ivan Dikic, ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk është duke u zhdukur dhe se vala e tretë është duke arrdhur, ndërsa ka shtuar se pritet që situata të përkeqësohet në të gjithë BE-në gjatë muajit tjetër.
Ai ka theksuar se shfaqja e disa llojeve të reja të koronavirusit me përhapje të shpejtë, mund të ‘varrosë’ sistemin shëndetësor nëpër shumë vende të botës, transmeton portal arbresh.info
“Kjo na tregon për kujdesin e nevojshëm shtesë, kryesisht në futjen e teknologjive më të mira për testimin dhe zbulimin e përhapjes së virusit, si dhe mbështetje shtesë për sistemin shëndetësor”, tha ai për median kroate, Vecernji List.
Ai vuri në dukje se shumë vende duhet të zgjasin dhe shtojnë masat epidemiologjike deri në fund të janarit, ndërsa ka theksuar se është e nevojshme që të monitorohen me kujdes të gjitha ndryshimet në mjediset lokale.
Dikic ka shtuar se vaksinimi në dy muajt e parë të këtij viti nuk do të ketë ndonjë rëndësi të madhe, sepse imuniteti i tufës fitohet vetëm pas pesë ose gjashtë javësh pas vaksinimit./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...