Google ADS

Abazoviq: Para ligjit në Mal të Zi, të gjithë duhet të jenë të barabartë

19:12 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq përgëzoi drejtorët dhe të gjithë anëtarët e Drejtorisë së Policisë dhe ANB-së për detyrat e tyre të kryera në mënyrë profesionale.

Ai tha se paqja dhe siguria janë një parakusht për çdo përparim, dhe të gjithë qytetarët, siç tha ai, duhet të jenë të barabartë para ligjit. Siç shtoi ai, kjo vlen edhe për Branislav Miçunoviqin.

“Kur të kalojmë kufijtë në kokat tona, ne do të jemi shumë të suksesshëm si shtet”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Facebook.

Ai shtoi se i vinte keq që anëtarët e Administratës së Policisë dhe ANB-së nuk e kaluan Ditën e Krishtlindjes me familjet e tyre, por ishin në punë.

“Paqja dhe siguria janë një parakusht për çdo përparim, dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit. Kjo vlen edhe për Branislav Miçunoviqin, dhe veprimtaritë e policisë nuk kanë asnjë lidhje me përkatësinë e tij fetare, kombëtare ose politike, por me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme