Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

18:46 | 8 Janar 2021
A. B.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar sot se shorti për 1/8 e Kupës së Kosovës do të tërhiqet ditën e hëne, me datën 11 janar në ora 13:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, për arsye të punimeve në selinë e FFK-së.

Skuadrat që kanë siguruar çerekfinalet janë këto: Arbëria, Trepça ’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.

Duke parë këto skuadra, pritet të ketë çifte shumë të forta në këtë fazë.

Data e zhvillimit të ndeshjeve në kuadër të Kupës së Kosovës pritet të jetë më 10 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme