Deri sa përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për shtetësi vazhdojnë, Alsat mëson se mijëra kërkesa të qytetarëve janë akoma pa u shqyrtuar. Bëhet fjalë për 2 536 kërkesa që qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, shërbimi sekret që tani ka marrë një emërtim të ri.
Ky institucion i sigurisë së lartë gjatë vitit të kaluar nuk ka dhënë mendim për 843 kërkesa për shtetësi, ndërsa gjatë vitit 2019 për 912 kërkesa.
Procedurat kanë ngecur edhe në Komisionin qeveritar për testin e njohurive të gjuhës, i cili gjatë vitit që lam pas nuk është mbledhur asnjëherë. Në këtë trup gjatë vitit 2020 kanë stagnuar 114 mendime, ndërsa 326 gjatë vitit 2019.
Të dhënat që ka siguruar Alsat dëshmojnë se katër vitet e fundit, statusin “Shtetas të Maqedonisë së Veriut” e kanë marrë 2 571 persona, prej të cilëve 2 371 shqiptarë dhe 150 maqedonas.
Vitin e kaluar janë dhënë më shumë vendime pozitive për shtetësi krahasuar me tre vitet paraprake. Gjithsej 859, të gjitha për aplikues shqiptarë.
Në vitin 2019 janë dhënë 439 vendime pozitive për aplikues shqiptarë dhe 3 për aplikues maqedonas. Në vitin 2018, 546 aplikues shqiptarë fituan shtetësinë bashkë me 60 bashkë-qytetarë maqedonas, ndërsa në 2017-tën shtetësinë e fituan 527 aplikues shqiptarë dhe 87 maqedonas.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...