“Mendimi i MPB-së për propozim ligjin për shtetësinë, i harmonizuar”

15:56 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, sqaroi se qëndrimi i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me refuzimin e propozimeve të opozitës shqiptare për propozim ligjin për shtetësitë ka qenë i koordinuar përmes Zëvendës Ministrit nga BDI, Nazim Bushi. Por, duket se ai ka qenë i pafuqishëm për të parandaluar ministrinë nga miratimi i një qëndrimi të tillë.

“A ishte dakord zëvendësi juaj, z. Bushi, me mendimin? Ky është qëndrimi i Ministrisë së Brendshme, dhe mendoj se është mjaft i qartë. A u pajtua, ose jo? Nëse është qëndrim i Ministrisë së Brendshme, atëherë është qëndrim i të gjithëve në hierarki këtu”, tha Spasovski.

Propozimi i koalicionit opozitar shqiptar, i cili u refuzua nga Ministria e Brendshme, ishte marrja e shtetësisë me tre dëshmitarë, duke trashëguar shtetësinë e gjeneratës së parë dhe të dytë, shtetësi e trashëguar në bazë të martesës, dhe mundësia për marrjen e statusit të shtetasit me njohjen vetëm të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Lidhur me të ardhmen e këtij ligji, Spasovski theksoi se një propozim-ligj të ri mund të propozohet vetëm nga ministria e tij.

“Ne jemi duke përpunuar variante të mundshme të Ligjit për Shtetësinë. Kur të jemi gati do ta publikojmë atë dhe do t’ia paraqesim Qeverisë. Do të kalojë në Qeveri, dhe do të shkojë në Parlament. Zgjedhjet e tilla më shumë janë pamflete politike, dhe nga vetë teksti i propozim/ligjit nuk do të kuptoni se çfarë duan ata që e propozojnë atë”-pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski aludon në propozim-ligjin e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Përveç kësaj, Ministri pretendon që Rregullorja e Punës së Kuvendit parashikonte që Qeveria të kërkonte një mendim mbi propozimin e opozitës përmes Ministrisë së Brendshme./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme