Google ADS

Suedi, shënohen mbi 7 mijë raste ditore me COVID-19

15:48 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Autoritetet shëndetësore në Suedia kanë regjistruar 7,187 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Sipas Reuters, transmeton arbresh.info, brenda 24 orëve janë shënuar 171 viktima me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 9,433 viktima.

Agjencia shëndetësore ka thënë që statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjes janë më pak të besueshme se zakonisht sepse kryhen më pak teste dhe për shkak të vonesave në raportimin e vdekjeve.

Shkalla e vdekshmërisë në Suedi është më e larta në vendet Skandinave, por më e ulëta në vendet evropiane.

Të premten, parlamenti i Suedisë ka kaluar ligjin për pandeminë, duke i dhënë fuqi qeverisë për të mbyllur biznese të caktuara, për të limituar numrin e vizitorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme