Miratohet vaksina e Modernës nga Franca

15:30 | 8 Janar 2021
Arbresh.info

Franca ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës theksohet se vaksina në fjalë është miratuar për përdorim, se vaksina është efektive kundër COVID-19 dhe se ajo mund të aplikohet tek personat 18 vjeç e lart.

Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Moderna është vaksina e dytë që lejohet në vend për përdorim. Franca më parë ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme